Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Zemaj: Duke ju uruar Festën e 28 Nëntorit, ju bëj thirrje që të festoni në shtëpi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një statusi në Facebook ka treguar që së bashku me Ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Mixhozin, kanë bërë përgatitjet për festën e 28 Nëntorit.

Zemaj ka bërë lutje që të gjithë ta festojnë këtë festë në shtëpitë e tyre.

‘Qytetarë të nderuar,

Kisha dashur shumë që sot bashkë me ambasadorin e Shqipërisë, z. Qemal Mixhozin dhe me gjithë të tjerët të bënim përgatitjet për festën e madhe të 28 Nëntorit, festën e Flamurit kombëtar që me të edhe nisëm, vazhduam dhe mbyllëm luftën tonë më 1999-ën.

Por jo, sot festën gëzimin dhe patriotizimin tonë duhet ta tregojmë ndryshe, patriot është ai i cili rreshtohet krah institucioneve, rreshtohet në krahë të mantel bardhëve, të Policisë dhe të gjithë të tjerëve, për të vetmin qëllim, ruajtjen e shëndetit të njëri-tjetrit.

Secili tashmë e di se fitorja e kësaj lufte është në duart e secilit nga ne, duke ruajtur veten, familjarët dhe rrethin ku jetojmë.

Për nëntë muaj, pandemia na ka dhënë shumë mësime, por mësimi më i mirë që mund të nxjerrim është që secili duhet të bëhet pjesë aktive e kësaj lufte kundër virusit.

Është në dorën tonë të bartim maskën, të ruajmë distancën dhe mbajmë higjienën.

Andaj, duke ju uruar Festën e 28 Nëntorit, ju bëj thirrje që të festoni në shtëpi, e dimë që nuk është mënyra më e mirë e të festuarit, por është e domosdoshme.

Bashkë ia dalim!’, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë