Dr Michael Chan, Profesor i Asociuar në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Hong Kongut, tha COVID-19 është më i fortë se koronaviruset e mëparshme si SARS.
Duke përdorur mostra indesh në laboratorin e tyre, ekipi i studiuesve në Hong Kong arriti në përfundimin se ky virus ka rrezik më të madh të infektimit përmes syve.
“Ne e krahasuam koronavirusin e ri me koronavirusin SARS në 2003. Ne zbuluam se koronavirusi i ri përsëritet në një nivel shumë më të lartë se SARS, duke sugjeruar që koronavirusi Covid-19 mund të përdorë syrin si një hyrje në trupin e njeriut”.
Profesori Chan tha se, megjithë zbulimin, janë duart e pastra që ende mbeten më të rëndësishme. Kësisoj, larja e duarve është me mjaft rëndësi.
“Mbrojtja e syve është e dobishme, por në fund të ditës, nëse duart tuaja nuk janë të pastra dhe ju fërkoni sytë, gjëja më e rëndësishme është higjena e duarve”, tha Profesori Michael Chan për EuroNews.
“Pra, koronavirusi i ri ka një pikë shtesë të hyrjes (në trup) përveç traktit respirator, duke përdorur syrin si një pikë hyrjeje.”
“Hulumtimet e mëparshme sugjerojnë se koronavirusi i ri mund të mbijetojë për një kohë në sipërfaqe, kështu që duart tuaja mund të kontaminohen aksidentalisht me virusin dhe (nëse) ju (atëherë) fërkoni syrin me dorën tuaj, ekziston një shans më i lartë për infeksion”.
“Kështu që unë do të sugjeroja që higjena e duarve është ndoshta më e rëndësishme sesa një pajisje mbrojtëse për sytë.