Mar, Maj 17, 2022
Banner Top
Banner Top
Xhevahire Krasniqi – Mësuesja e cila fitoi betejën me kancer brenda dyerve të shkollës

Shkruar nga: Albina Selmanaj

Për më shumë se 30 vite, korridoret e shkollës janë përcjellë nga hapat e saj, hapa të cilët ia dedikoi vetëm edukimit të brezave të rinj.

1987, ishte viti i parë kur Xhevahire Krasniqi filloi profesionin e mësueses, për ta vazhduar atë edhe sot, pa u ndalur dhe pa u dorëzuar përkundër sfidave që asaj i dolën përpara, rrëfimin e të cilave ajo e bëri në një intervistë për Familjajonë.

7 marsin ajo e filloi më uratat e nxënësve të saj, nga po ata te të cilët ajo gjeti vullnetin edhe në kohët më të vështira. Vitet e 90-ta pa dyshim që bënin pjesë te ajo periudhë, vite të cilat ajo i kujton si të përhimëta dhe plotë sakrificë, por që në të njëjtën kohë asaj i japin edhe ndjenja krenarie.

Viti i parë I punës ishte viti 1987,në ato kohë të luftes sistemi nuk na linte të qetë  mirëpo ishte prape kënaqësi të bësh sakrificë për nxënësit dhe popullit tënd, në vitet e 90- ta kemi dhënë kontributin tonë si mësues dhe jam shumë krenare për mundin qe e kemi dhënë në atë kohë.” tregoi Krasniqi.

Mirëpo, viti 2011 do ishte ai vit kur Znj. Krasniqi do goditej nga sëmundja  e kancerit, gjë e cila përnjëherë ia humbi stabilitetin e të qenit mësuese. Por ajo që e bënë të dallojë këtë histori nga të tjerat, është guximi dhe vullneti që Znj. Krasniqi e gjeti edhe në ato kushte për të vazhduar profesionin e saj.

Me kokën e mbështjellur nga shamia e cila ia mbulonte dhimbjet e sëmundjes, ajo vendosi që të kthehej përsëri  në shtëpinë e saj të dytë, shkollën. Nga korridoret e të cilës ajo mori forcën për ta mundur jo një herë por dy herë, sëmundjen e kancerit, gjë për të cilën ajo i falënderon edhe nxënësit, tek të cilët ajo mori motiv për të vazhduar.

Në vitin 2011 jam prekur për herë të parë nga CA, por që pastaj u godita edhe për të dytën herë. Puna e mësimdhënësve është më e vështirë se e të tjerëve, ndodhë që edhe s’ka kush na zëvendëson kur kemi nevojë, andaj kam vendos me dale me kimioterapi para nxënësve të mijë. Këtë pjesë mund ta quaj si më të rëndën për mua por prapë me kënaqësi dhe vullnet kam dal para nxënësve që me dhanë kontributin tim.  Motivin më të madh e gjeja te ata dhe jam me fat që kam nxënës të mirë të cilët më japin motiv për të vazhduar”, tha Krasniqi.

Të qenit mësuese për kaq shumë vite e ka bërë Znj. Krasniqi të kuptoj se çfarë duhet ndryshuar dhe çfarë i mungon këtij profesioni në Kosovë, tek të cilat ajo potencon edhe besimin e prindërve te mësuesit, i cili sipas saj është venitur viteve të fundit.

Te vështirësitë në rend të parë hyn kushtet të cilat mungojnë brenda shkollës të cilat normalisht qe duhet përmirësuar, mirëpo ajo që do ishte mire të ndryshojë është qëë prindërit të kenë më shumë besim te mësuesit, I cili ka qenë më I madh në kohët e kaluara kur prindërit I kanë lënë fëmijët në duar të sigurta. Sot po e kanë më të vështirë ndoshta duke filluar nga fakti që ata spo munden të i mbërrijnë përgjegjësit si prindër te fëmijët e tyre dhe po mendojnë që të ne është përgjegjësia për atë, ndonjëherë kërkesat e tyre janë më të mëdha se nga çfarë mund të japim ne”, tregoi ajo.

Xhevahire Krasniqin është mësuese e Matematikës në shkollën fillore “Meto Bajraktari”, në Prishtinë. Sipas saj një mësues është i mirë atëherë kur ai/ajo realizon përgjegjësit të cilat i bartë./familjajonë.

Arkiva

Kategoritë