Mër, Maj 18, 2022
Banner Top
Banner Top
Vritet një nxënës 14 vjeç në Prishtinë

Nxënësi R.H. 14 vjeç, është vrarë sot në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur në mëngjes, rreth orës 7.30.

Dyshohet se ai është therur me thikë.

Personali mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tij.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se personi ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF), ku dhe është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në  njoftimin e Policisë të martën.

Hetuesit policorë kanë nisur hetimet për ngjarjen tragjike./Koha.net

Arkiva

Kategoritë