Në fshatin Novosellë të Pejës, sot ka ndodhur një vrasje.
Rastin e ka bërë të ditur policia.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 14:40, të së shtunës.
“Pas marrjes së informacionit për rastin në fjalë, policia menjëherë është përgjigjur dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, aty kanë hasur në një trup të shtrirë. Vdekjen e viktimës ka konstatuar edhe mjeku kujdestar”, ka deklaruar Gashi.
Tutje ka thënë se i dyshuari është në arrati teksa policia në kërkim të të dyshuarit dhe në hetim të rastit.
Për arsyet e vrasjes, Gashi nuk ka dhënë më shumë detaje.