Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Vrasja e Marigonës, kjo do të jetë kërkesa e Prokurorisë

Prokuroria Themelore në Ferizaj do të paraqesë kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuarit kryesor për  vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani.

Kështu kanë konfirmuar për Indeksonline nga Prokuroria Themelore e Ferizajt.

Referuar kërkesës suaj për të dhëna, ju njoftojmë se për rastin në fjalë, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të paraqesë kërkesë për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve“, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Vendimi i fundit i Gjykatës Themelore për masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve përfundon më 21 nëntor.

Ndryshe, sipas Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Dardan Krivaqa dyshohet se më 22 gusht 2021, në banesën e tij, me dashje dhe në mënyrë mizore, kishte ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj të ndjerës, e cila më pas kishte ndërruar jetë.

Kurse, sipas aktakuzës, i dyshuari tjetër, Arbër Sejdiu, gjatë gjithë kohës kishte qenë i pranshëm dhe se kishte ushtruar dhunë fizike e psikike mbi të ndjerën.

Kujtojmë që, Prokuroria Themelore në Ferizaj tashmë ka pranuar raportin e autopsisë së Marigona Osmanit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Megjithatë, për shkak të procesit të hetimeve, kanë njoftuar se nuk mund të japin detaje për publikun.

Youtube

Arkiva

Kategoritë