Pre, Jan 28, 2022
Banner Top
Banner Top
Vodhi stoli të ndryshme në një lokal në Prishtinë, arrestohet shtetasi i huaj

Fotoja: Ilustrim

Një person shtetas i huaj është arrestuar dje në Prishtinë. I njëjti është kapur në flagrancë  në lokalin-pronë e ankuese femër kosovare, ku dyshohet se kishte vjedhur stoli të ndryshme ari dhe bizhuteri.

Njësitet policore gjatë kontrollit te i dyshuari kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një mjet të mprehtë-thikë.

Të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor pasi kishte lëndime trupore dhe pastaj me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

Arkiva

Kategoritë