Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Vlora Citaku pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla: Turp dhe e papranueshme

Amasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Citaku, e ka quajtur si të papranueshëm sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla, që ndodhi mesditën e sotme në qendër të Prishtinës.

“Turp. Me Valonin mundesh me u pajtu, ose jo. Por me e sulmu per mendimin e tij eshte e papranueshme”, shkroi Çitaku.

Valon Syla u sulmua në lagjen “Pejton” gjatë mesditës së sotme. Rastin për sulmin ndaj tij e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.

Shkrimet e tij të fundit në rrjetet sociale mendohet të jenë shkaqet kryesore që cuan drejt një sulmi të tillë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë