Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vitia: Hapja e plotë e kafeterive shqyrtohet pas 1 qershorit

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka thënë se do të bëhet një analizë e re epidemiologjike para se të vendoset hapja e kafeterive dhe disa aktiviteteve tjera biznesore.

“Nuk besoj se do të ketë ndonjë problem që nga 1 qershori të mos hapen kafeteritë, por mbetet të bëhet një analizë”.

Sa i përket hapjes të kufijve, Vitia ka thënë se kjo çështje nuk do të varet vetëm nga Kosova.

Vitia ka thënë se është lajm i mirë që sot nga lista e parë e 83 të testuarve nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus.

Youtube

Arkiva

Kategoritë