Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Viti, vetaksidentohet vetura, humb jetën pasagjerja

Një veturë është vetaksidentuar në fshatin Sllatinë e Ulët të Vitisë, me ç’rast një femër që ishte në veturë ka humbur jetën.

Siç njofton Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur sot në orën 11:36, kur një veturë në lëvizje e ka humbur kontrollin dhe dyshohet se e ka goditur një mur skaj rruge.

Me këtë rast tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente të Gjilanit, ku përkundër ndihmës së ofruar, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një femre që ndodhej në veturë, si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident.

“Drejtueses së automjetit të aksidentuar, pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Gjilanit, me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh, derisa pasagjerja tjetër e lënduar është jashtë rrezikut për jetë”, njofton Policia, përcjell Telegrafi.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në IML për obduksion. Ndërsa, Policia e Kosovës është duke i bërë hetimet për ti ditë shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë