Një hulumtim i ri ka treguar që një dozë e retinës kromofore 9 -cis, një analog i Vitaminës A, mund të përmirësojë ndjeshëm funksionin vizual tek diabetikët.
Hulumtimi që u publikua në American Journal of Pathology, mund të ndihmojë shkencëtarët që të ndihmojnë pacientët me diabet, lidhur me humbjen e shikimit.
Sipas National Eye Institute, retinopatia ndodh kur pacienti me diabet në fazën më të rëndë të sëmundjes, humb shikimin.
Kjo ndodh si shkak i dëmtimit të venave të gjakut në retinë.
Tani sipas këtij hulumtimi që është bërë në minj me diabet, Vitamina A, del të jetë tejet e dobishme për të ruajtur shikimin tek diabetikët.