Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Viktima nga koronavirusi punonte në Doganë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë oficeri doganor që ishte i infektuar me Covid-19.

“Kjo është një humbje e madhe për Doganën pasi i ndjeri ishte një ndër oficeret doganor të parë i rekrutuar që nga viti 2000, i cili ka dhëne kontribut të çmuar në ndërtimin e Dogana duke shërbyer me profesionalizëm në shumë njësi të cilat edhe i themelojë dhe funksionalizojë. Së fundi i ndjeri ishte udhëheqës i pikë kalimit kufitar të Vërmicës”.

Dogana shpreh ngushëllimet e saj më të thella dhe sinqerta për familjaret, miqtë dhe të gjithë të afërmit e të ndjerit.

Dogana e Kosovës do të vazhdoj të punojë me përkushtim në zbatimin e te gjitha obligimeve ligjore dhe sfidave, përkundër vështirësive dhe rreziqeve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë