Enj, Tet 21, 2021
Banner Top
Banner Top
Vetura ‘fluturon’ mbi parking në lagjen Arbëria në Prishtinë

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Prishtinë.

Grupi “Vrojtuesit e Lagjes”, në Facebook, kanë publikuar disa fotografi në të cilën shihet vetura teksa ka “fluturuar”, mbi muri duke rënë në parking.

Aksidenti shihet të ketë ndodhur afër komunës së re të Prishtinës në lagjen “Arbëria”, ish-Dragodan.

Zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti, ka bërë të ditur shkurt se vet-aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30.

Tutje theksoi se policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin në fjalë.

“Në aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, deklaroi Ahmeti.

Arkiva

Kategoritë