Një person është vetëvrarë ditën e enjte në Suharekë.
Policia bën të ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij dyshohet të ketë bërë vetëvrasje. Viktimën e kanë dërguar me urgjencë në spital pastaj, sipas mjekëve, viktima ka vdekur pasi kishte plagë të rënda”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë të cilës nuk dihet lloji.
“Është njoftuar prokurori i cili ka cilësuar rastin vrasje deri në hetimet e ardhshme”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës. /familjajone