Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vetëvritet një grua në Skenderaj, kërceu nga kati i tretë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në komunën e Skenderajt ka ndodhur një vetëvrasje, ku një grua ka kërcyer nga kati i tretë dhe, si pasojë e lëndimeve, ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Baks të Skenderajt, ditën e mërkurë rreth orës 12:30.

“Raportohet se viktima femër kosovar e për shkaqe të panjohura ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e me pas në QKUK ku dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin

Policia pohon se me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.

Youtube

Arkiva

Kategoritë