Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nga 233 testime, 5 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19,ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar shtatë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.221.Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 52.
Në 24 orët e fundit MSh njofton se janë dhënë 68 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.829.680 doza të vaksinës.