Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vetëm 99 raste me COVID-19 aktive në Kosovë

Rastet aktive me COVID-19 në Kosovë po vazhdojnë të bien vazhdimisht. Tanimë në nivel vendi kanë mbetur vetëm 99 raste aktive.

“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.531. Në total numri i rasteve aktive është 99”, thuhet në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 11.546 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 305.991 doza të vaksinës.

Deri më sot 88.961 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.366 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Youtube

Arkiva

Kategoritë