Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Vetëdijësimi i fëmijës për mirëqenien e vet psiko-emocionale deri tek takimi me psikologun

Shkruan: Msc. Nausika Hoxha-psikologe këshillimi dhe shkollës

Procesi i zhvillimit të fëmijës ndikohet nga fusha të ndryshme si konteksti familjar, kulturor, shkollës/edukimit, religjioz e të tjera (Bronfenbrenner,1990).

Qëndrimet personale:

Në kohën të cilën po jetojmë, meqenëse jeta është shumë dinamike atëherë edhe pjesa psikoemocionale përmbajtësisht është e përfshirë. Nevoja për të kuptuar emocionet tona dhe atë që e dëshirojmë është e vështirë në të kuptuarit në dinamikën e tillë, por me bazë në kontekst kulturor kosovar është ende më e theksuar për arsye të vet kulturës tonë ku historikisht luftës për mbijetesë më shumë i kemi dhënë hapësirë pjesës racionale sesa atë emocionale dhe rrjedhimisht është njëri nga faktorët që ka ndikuar në të shprehurit më pak të emocionave dhe fjalor më të mangët në identifikimin e detajuar të tyre dhe si rezultat e gjithë kjo ka impact në mungesën rëndësisë të të reflektuart në mënyrë të arsyeshme ndaj vet emocioneve, ndjenjave tona në ballafaqimin me situatat e caktuara çoftë edhe ato sfiduese përgjatë procesit të jetës, çoftë në ndërveprimin familjar, në punë dhe me komunitetin në përgjithësi.  Gjithashtu edhe  mirëqenia psiko emocionale e fëmijës është e ndikuar në mënyrë zingjirore nga faktorët dhe situatat e tilla, prandaj të rriturit, prindërit, familjarët dhe kujdestarët kanë një rol kyq në të kujdesurit dhe vetëdijësimit të rëndësisë të  mirëqenies së fëmijës por paraprakisht edhe të vetvetës së tyre.

Prandaj, vetëdijësimi i fëmijëve për emocionet, ndjenjat e tyre nga ana e vet prindërve, familjarëve është shumë i rëndësishëm në kuptimin e të kjartësuarit për atë që po përjetojë fëmijët në situata të caktuara kështu duke e krijuar tek ata shprehinë e të reflektuarit dhe rëndësisë ndaj emocioneve të tyre, përshembull: situatat kur fëmija ndërron ambientin e ri ose fillimi i një viti akademik ose përballja me njerëz të ri, kopshti, ose ndonjë ndryshim ose vështirësi gjatë procesit të rritjes që është ballafaquar dhe të gjitha këto mund të ndikojnë në disbalancin psiko-emocional  të rehatisë ku fëmija ka qenë në gjendjen paraprake. Prandaj, këtu prindërit apo familjarët nuk duhet neglizhuar mirëqenien e tillë të fëmijës sepse kjo mund të ndikoj në të ardhmen  e rëndësisë të balancimit, maturimit dhe menaxhimit emocional që direkt ndikojnë  vetbesimin, maturimin emocional, menaxhimin/shmangien e situatave dhe zbehjeve e sjelljeve të pa përshtatshme, empatinë dhe në zhvillimin e aspektit akademik të tyre. Përshmebull, disa nga pyetjet që prindërit mund të parashtrojnë (të kemi kujdes që parashtrimi i pyetjeve duhet me qenë përkitazi me moshën e fëmijës me qëllim të të kuptuarit) fëmijëve të tyre kur ata ballafaqohën me situata të reja dhe sfiduese munden me qenë të llojit psh ‘’ çfarë po mendon në situata të tilla? Si ndjehesh ndaj situatave të tilla? Si e kishe tejkaluar situatën me emocionet e tilla që I ke?  Çfarë faktorë po mendon se kanë ndikuar që ti po mendon dhe po ndjehesh në këtë mënyrë? çka të karakterizon ty si person dhe që  karakteristikat e tilla të përdorësh për zgjidhjen e situatatve të tilla dhe aspektit emocional?’’ Prandaj, pyetjet e tilla e stimulojnë  fëmijën që të reflektojnë rreth mirëqenies të saj/tij dhe në të ardhmen  dhe përgjatë  procesit të rritjes e ka më të mirë definuar që të menaxhoj situata të cilat ballafaqohet dhe vazhdon të rritet në aspektin e maturimit emocional dhe kur vendosim fokusin tek mirëqenia e fëmijës atëherë gjasat janë që fëmija të bëhet empatik, të reflektojë në vetveten për rëndësinë e shendetit mendor, të kuptoj më mirë vet veten dhe nevojat e tij/saj. Mirëpo gjatë procesit të rritjes përkundër tentimit të të fituarit të ‘’shprehisë’’ për menaxhim të emocioneve shpesh herë përgjatë rritjes fëmijët atakohen në periudha të vështira ballafaquese që nxitin nevojën më të madhe për mbështetje dhe reflektim mbi qëndrimet dhe emocionet e tyre e që familja shpesh herë mundet me qenë subjektive në të ndihmuarit e situatave të tilla, prandaj ndihma e personit profesionist në këtë rast psikologut këshillues do të ndihmonte më shumë fëmijën të reflektojë në mënyrë racionale duke menaxhuar më mirë emocionet dhe kujdesin parimisht të mirëqenies të tij/saj, kështu kujdesi praktik për mirëqenien e vet fëmijës rrjedhimisht krijon empati tek ata, konfidencë, menaxhim të sjelljeve dhe emocioneve të përshtatshme në situata specifike dhe përformancë më të mirë akademike.

Kështu derisa rritim fëmijë që të fitojnë shprehinë dhe rëndësinë e të kujdesurit për vet mirëqenien e tyre psiko-emocionale atëherë ata në të ardhmën do të pavarësohen që të realizojnë vizita profesionale tek psikologu edhe pa iniciativën e tjetrit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë