Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Veshja e preferuar e gjyshes dominon vjeshtën 2021, trendi që duhet ta keni patjetër

Për këtë mund të bëni me faj Katie Holmes, madje edhe një pjesë të vajzave të njohura që menjëherë pas saj provuan se ylli i ‘The Golden Girls” nuk mund të gabonte

Muajt e fundit, të gjitha vajzat janë fiksuar me një trend që ndoshta ne nuk besonim se do të rikthehej: kompletet e trikove.

Jo vetëm të rehatshme, por edhe me stile nga më të ndryshmet. Këto komplete ishin kudo në vitet ’90, por edhe në atë kohë u “vodhën” nga vitet ’50.

Nëse e keni ende dollapin e gjyshes, me siguri do të gjeni edhe një komplet të tillë trikosh.

Kombinimet? Nuk ka nevojë për kaq shumë përpjekje: me pantallona klasike, me xhinse apo çfarëdo veshje tjetër që ju pëlqen nga gardëroba.

Nëse keni veshur një ‘cardigan sets’, stilin dhe trendin e keni të sigurt.

Youtube

Arkiva

Kategoritë