Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vdesin 33 persona në Holandë, dyshohet për “pluhur vetëvrasës”

Autoritetet e Holandës po hetojnë 33 vdekje në lidhje me blerjen e “pluhurit vetëvrasës” nga një anëtar i një grupi që mbron të drejtën për të vdekur, njoftuan prokurorët të mërkurën.

Numri i rasteve u zbulua në seancat paragjyqësore të anëtarëve të një grupi të quajtur “Vullnetet Bashkëpunuese”. Numri pritet të rritet pasi një anëtar i grupit u tha gazetave se pluhuri ishte blerë nga më shumë se njëqind njerëz.

E ashtuquajtura ‘kooperativa’, e cila ka promovuar ‘substancën X’ si një mënyrë të lirë dhe pa dhimbje për të vdekur që nga viti 2018, është një organizatë kriminale që ndihmon ilegalisht në vetëvrasje, theksuan prokurorët.

Në vitin 2002, Holanda u bë vendi i parë që legalizoi eutanazinë, por vetëm në rastet e vuajtjeve të padurueshme fizike ose mendore që nuk mund të kurohen dhe kur pacienti në sensin e shëndoshë e kërkon disa herë. Vlerësimet bëhen nga mjekët dhe verifikohen nga komitete të pavarura, raporton reuters.

Ndihma për vetëvrasje jashtë këtij kuadri dënohet me burgim deri në tre vjet. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë