Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Vdes shkrimtari dhe dramaturgu i shquar shqiptar, Fadil Kraja

Shkrimtari dhe dramaturgu i shquar shqiptar Fadil Kraja ndërron jetë në moshën 91-vjeçare.

Ai gjithashtu është nderuar me titujt “Kalorësi i urdhrit së Skënderbeut”, “Mjeshtri i Madh”, “ Krenaria e Qytetit”.

Krijimtaria dhe emri i tij lidhen ngushtë me Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe Teatrin “Migjeni” të Shkodres ku në këtë të fundit kontribuon prej 60 vitesh.

Veprat e tij janë luajtur e vazhdojnë të luhen nga trupat teatrale të Kosovës, por edhe të Diasporës e të qyteteve të ndryshme në Shqipëri.

Fillimet e para në krijimtari datojnë në moshë të re. Vëllimi i parë poetik “Kënga ime” (1954) fitoi çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të Letërsisë.

Vëllimet poetike të tij janë:

“Kënga ime”

“Melodi malësore”

“Jehona malesh”

Vëllime me tregime

“Kandidatja e fundit”

“Ndodhitë e Nereidës”

“Fajin e kishte Besa”

Romanet:

“Britma e një gruaje”

“Pengu i diellit”

“Balada e nënës”

Kraja ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme te shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë, si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë. Mes tyre përmenden: “Fisheku në pajë”, i cili vetëm në Shkodër u shfaq rreth 500 herë,

“Sinjalet e natës”

“Shpartallimi”

“Baca i Gjetajve”

“Gjaku i Arbërit”

“Djem të mbarë”

“Çështja e Blertës”

“Flamur në dasëm”

“Rozafa”

“Kur flasin zemrat”

“Luani i shtëpisë”

“Çështje familjare”

“Njerëz të ditëve tona”

“Mos më shkim hisen e diellit”

“Jorgani”

“Ditari i një mësuesi”

“Dopio gjashta”,

“Dy jetë”

“Midis dy dhimbjeve”

“Surpriza”

“Martesë me internet”

“Nata e fundit”, si dhe shumë drama për fëmijë, skenare filmash, librete operash dhe operetash.

Homazhet për këtë figurë të shquar zhvillohen nesër me datë 19 , nga ora 9-12, në hollin e teatrit “Migjeni”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë