Gjatë ditës së djeshme u dha lajmi për vdekjen e radiologut kosovar, dr. Shkelzen Zajmi.
Zajmi ishte specialist i radiologjisë dhe punonte në Qendrën e Mjekësisë së Punës në Gjakovë.
Në nderim të jetës dhe veprës së tij stafi i Qendrës Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë mbajti mbledhje komemorative, ku të pranishëm ishin edhe familjar të të ndjerit.
Telegram ngushëllimi ka dërguar edhe kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, të cilin e lexoikryetarja e sindikatës së kësaj qendre, Mirlinda Rudi.
Për radiologun Zajmi folën edhe kolegët të cilët thanë se për jo vetëm për komunitetin shëndetësor por për të gjithë është një humbje e madhe.