Profesori Tahir Hoxha ka ndërruar jetë sot në moshën 54 vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Innovation Center Kosovo.
“Na ka lënë sot në moshën 54 vjeqare, Profesori Tahir Hoxha, njeri i urtë, punëtor dhe kontribues i madh në komunitetin e TIK në Kosovë. Hoxha ishte ligjërues në ICK prej vitit 2012, duke aftësuar qindra të rinj në programim. Në emër të ICK dhe gjithë komunitetit të TIK, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe rrethin. Të qoftë i lehtë dheu, Tahir!”, thuhet në njoftim.