Mar, Maj 17, 2022
Banner Top
Banner Top
Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia e cilëson si vdekje të dyshimtë

Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka vdekur një shtetas i huaj kështu bënë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas policisë viktima është dërguar në QKUK ku më pas edhe është konfirmuar vdekja e tij.

Policia gjithashtu këtë vdekje e cilëson si vdekje të dyshimtë, ku kjo ngjarje kishte ndodhur në Fushë Kosovë.

Sipas policisë trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Viktima mashkull shtetas i huaj është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.

Arkiva

Kategoritë