Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vdes një person pas një aksidenti në Prishtinë

Një aksident ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:15 në Prishtinë, me c’rast ka humbur jetën një person.

Policia e Kosovës, në raportin e saj, bën të ditur se pas aksidentit personi është dërguar në trajtim mjekësor, por, si pasojë e plagëve të rënda, nuk ka arritur të mbijetojë.

“ Lidhur me rastin me datën 3.2.2021 ora 15:15 është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte ndërruar jetë i cili kishte qenë duke marr tretman mjekësor në repartin e kujdesit intensiv në QKUK si pasoj e lëndimeve të marra në aksident  trafiku. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Youtube

Arkiva

Kategoritë