Hën, Nën 29, 2021
Banner Top
Banner Top
Vdes një person në Rugovë të Pejës pas rrokullisjes së traktorit

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një person derisa ka qenë duke prerë dru në pyll, traktori i tij është rrokullisur duke lënduar rëndë viktimën, i cili më pas ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur të premten në fshatin Malaj të Rugovës, në ora 16:00.

“Është raportuar se viktima mashkull  kosovar deri sa ka qenë duke prerë dru në pyll, traktori i tij është rrokullisur duke lënduar rëndë viktimën. Viktima pasi është dërguar në emergjence ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është marrë nga Mjekësia Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Arkiva

Kategoritë