Hën, Nën 29, 2021
Banner Top
Banner Top
Vdes një i burgosur ishte duke u trajtuar në Klinikën e Pulmologjisë

Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një njoftimi për media ka njoftuar se sot rreth orës 11:00, në Klinikën e Pulmologjisë në SHSKUK, ka ndërruar jetë i burgosuri, S.B, viti i lindjes 1960.

Në njoftim thuhet se i burgosuri që nga fillimi është pranuar me diagnozë hipertension arterial, për të cilën është trajtuar dhe ka pas kontrolle të rregullta tek mjeku i qendrës, tek kardiologu dhe vizita të tjera specialistike.

“Pas keqësimit të gjendjes, më 05.11.2021, me rekomandim të mjekut kujdestar është dërguar në SHSKUK dhe është hospitalizuar në Klinikën e Pulmologjisë. Përkundër përpjekjeve dhe trajtimit shëndetësor të vazhdueshëm, i burgosuri ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se i njëjti ishte i dënuar me dhjet vite burgim për veprën penale; Krime lufte kundër civilëve dhe po mbahej në Burgun e Sigurisë së Lartë.

“Stafi mjekësor ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”.

Arkiva

Kategoritë