Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vdes një 18-vjeçar nga Prizreni – I ra lisi në kokë

Fotoja: Ilustrim

Një 18-vjeçar nga Prizreni ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas plagëve që kishte marrë si pasojë e rrëzimit të një lisi në rrugën “Luan Haradinaj” në Prizren.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e tyre 24-orësh.

18-vjeçari po trajtohej në QKUK që nga 1 gushti i këtij viti, për shkak të lëndimeve që kishte pësuar atë ditë nga rrëzimi i një lisi në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prizren.

Lamtumira e fundit atij do t’i jepet sot, nga ora 17:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë