Komuna e Shtimes përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ka informuar që një person që ishte nga fshati Petrovë i kësaj komune e që ishte me banimnë Zvicër, ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
“Mbrëmë në orët e vona nëpërmjet Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike kemi marrur informatën së një banor nga fshati Pjetërshticë ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Andaj Shtabi Emergjent Lokal në bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera kanë marr të gjitha masat sipas udhëzimeve të përcaktuara nga vendimet e mëparshme të Shtabit Emergjent për mbrojtje nga COVID-19.
Pacientit i urojmë shërim si dhe familjes nga Pjetërshtica do t’i jemi afër për çfarëdo nevoje.
Poashtu dje kemi kuptuar se një bashkëvendas nga fshati Petrovë me banim në Zvicër ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes COVID-19 me këtë rast i shprehim ngushëllimet më të sinqeta.
Ju lusim që të vazhdoni të qëndroni në shtëpitë tuaja!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Shtimes.