Pre, Jan 28, 2022
Banner Top
Banner Top
Vdes nga COVID-19 atdhetari Halit Haliti nga Luboveci i Drenicës

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, përmes Facebook-ut ka njoftuar që ka vdekur nga COVID-19, veprimtari, Halit Haliti.

“Paska vdekë nga Covidi Halit Haliti nga Luboveci i Drenicës. Haliti i përket një familje të madhe të Drenicës, e cila në të gjitha përpjekjet për liri, gjatë shekullit XX, dha gjakun e sa e sa burrave të saj dhe kurrë nuk kërkoi grada e shpërblime. Haliti trashëgonte emrin e Halit Bajramit, luftëtarit të famshëm të Lëvizjes Kaçake, i cili në rrethimin e Zonës së Lirë të Azem Bejtës, i doli përpara ushtrisë serbe dhe ra në betejë bashkë me pesë burra të familjes së tij. Rapsodi popullor e përjetësoi aktin e tij heroik në vargjet e kangës:
Fort piskati Halit Bajrami,
N’tri katune iu ka ni zani,
Çou Azem, na rrethoi zhupani,
Vetë po u dal për mejdani.
Në luftën e fundit kjo familje sërish rroku armët dhe në ofensivën e madhe serbe të Çyçavicës me 22 Shtator 1998, ranë dy burra të saj, Murati dhe Enveri, i cili ishte profesor i letërsisë shqipe dhe aktivist politik në lëvizjen ilegale të viteve ’80”, ka shkruar Latifi.

Arkiva

Kategoritë