Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Vdes foshnja gjashtë muajsh me probleme shëndetësore nga Gjilani

Në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë foshnja gjashtë muajsh, Bjord Sherifi, nga Gjilani i cili ka vuajtur nga një sëmundje e cila ndodh në çdo 1 nga 10 foshnje të porsalindura, e cila në mjekësi njihet si “D-TGA”.

Lajmin e bëri të ditur nëna e foshnjës Lisiana Poroshtica Sherifi përmes rrjetit social në Facebook.

“Me pikëllim të thellë ju njoftoj juve miq,dashamirë e të afërm, se djali ynë Bjordi sot në mëngjes herët ndërroi jetë. Ju faleminderit shumë gjithë juve për lutjet e vazhdueshme dhe ndihmën e juaj ndaj Bjordit, por ai sot na la. Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 26.03.2020 (e xhuma) në ora 12:00,në varrezat e qytetit në Gjilan”, ka shkruar Sherifi.

Ndërkaq, edhe nga zyra e informimit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë bërë të ditur se sot rreth orës 04:00 të mëngjesit të hershëm ka ndërruar jetë foshnja gjashtë muajsh me inicialet B.Sh.

“Foshnja me inicialet B.Sh gjashtë muajsh, sot në orët e hershme të mëngjesit 04:00 ka ndërruar jetë në Klinikën e Pediatrisë, edhe pse mjekët janë munduar me çdo kusht ta mbajnë në jetë duke ia kryer të gjitha intervenimet e nevojshme”, kanë thënë për Telegrafin nga zyra e informimit të QKUK-së. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë