Mesditën e djeshme, në magjistralën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident në mes të një këmbësori dhe një automjeti. Si pasojë e lëndimeve të marra, këmbësori, një person 77-vjecar,është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.
Mbrëmë rreth orës 21:30 është raportuar se I njëjti ka vdekur, pasi nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marra nga aksidenti.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion.