Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vazhdojnë punimet në Klinikën e Kardiokirurgjisë

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë ku mungonin depo për barna e materiale kirurgjike, hapesira për arkivin e Klinikes, e deri te sporteli për informacion, tani po investohen 750 mijë euro.

Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia vizitoi këtë klinikë për të parë nga afër dinamikën e punimeve që janë duke u bërë.

Nga ky investim dhe jo vetëm, në Kliniken e Kardiokirurgjisë:

U shtuan hapesira te reja në nënkulmin e Klinikës që do të shfrytëzohet për depo të barnave, materiale kirurgjike, arkivin e klinikës dhe dhoma për personelin shendetësor;

Në mjekimin intensiv u rrit numri i shtretërve nga katër sa kanë qenë deri tani në dhjetë shtretër;

U bënë dhoma për izolim nga infeksione të rënda, e cila do të jetë me standarde të larta;

Sallat e operimit në proces të renovimit dhe të riorganizimit konfrom nevojave dhe standardeve kardiokirurgjike;

Riorganizimi i sportelit edhe nyje sanitare të reja.

Me renovimin e Klinikes së Kardiokirurgjisë po krijohen kushte të realizohen operacione gjithnjë më komplekse në zemër, dhe numri i operimeve të përgjithshme pritet të shkoj në 400 brenda vitit.

Klinikë për Klinikë deri në transformimin e plotë e reformën e thellë!

Youtube

Arkiva

Kategoritë