Nga 324 mostra të marra nga Klinika Infektive, vetëm 4 prej tyre kanë rezultuar pozitive me Covid-19.
Kështu ka bërë të ditur IKSHPK-ja.
“Sot më 06 maj 2020 janë testuar gjithsej 324 mostra të marra nga Klinika Infektive, rastet nga terreni dhe në Shtëpinë e Përkujdesjes për të moshuar në Prishtinë.
Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar katër (4) raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Prizren, 1 rast Zhur), një 1 rast me vendbanim në Rahovec dhe një 1 rast Leposaviq”.
Instituti gjithashtu ka njoftuar se janë shëruar 43 pacientë.
“Sot më 06 maj 2020, janë shëruar 43 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 533 raste”, thuhet në njoftim./Familja Jonë