Pre, Jan 28, 2022
Banner Top
Banner Top
Vaskularizimi apo furnizimi me gjak i zorrës së trashë

Përmbledhi dhe përshtati: Dr. Agon Bislimi

Vaskularizimi i zorrës së trashë realizohet ose bëhet nga arteria mezenterike superiore dhe inferiore . Arteria mezenterike superiore me anë të degëzimeve të saj , përkatësisht arteria ileocolica , colica dextra dhe colica mediana furnizon me gjak cekumin , kolonin ascendent dhe pjesën proksimale të kolonit transevers .

Arteria mesenterica inferior , nëpërmjet degëve të saj arteria colica sinister , arteria sigmoidea dhe arteria hemorroidea superior vaskularizon pjesën distale të kolonit transvers , kolonin descendent ,sigmën dhe pjesën e sipërme të rektumit .

Nga arkada marginale e Drummond-it dalin vasa recta të kolonit. Anastomoza midis arteries mezenterike të sipërme dhe të poshtme quhet harku i Riolanit i cili ka pozicion qendror .

Njohja e vaskularizimit të zorrës së trashë ka rëndësi për ndërhyrjet kirurgjike-onkologjike dhe anastomozat. Drenimi venoz ndjek të njëjtën rrugë duke formuar dy vena kryesore mezenterike e djathtë ( superior ) dhe e majtë ( inferior ) . /Famljajonë/

Arkiva

Kategoritë