Në varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës është varrosur Fazli Veseli, babai i Kadri Veselit.
Në varrim morën pjesë qindra qytetarë, por mungoi djali i tij, Kadri Veseli i cili po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, shkruan Indeksonline.
Veseli, i cili gjendet në Hagë për shkak të akuzave nga Gjykata Speciale, u ka dhënë leje familjarëve të tij, të vazhdojnë me procedurat e varrimit të babait të tyre.
Veseli e kishte takuar babain e tij për herë të fundit në maj të këtij viti.
Ai ishte lejuar që të vinte për vizitë në Kosovë, meqenëse babai i tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.