Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Varianti “Delta Plus” mund të përhapet më shpejtë se sa mutacioni Delta i zakonshëm, pretendojnë ekspertët britanikë

Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar thonë se tani një formë e re e coronavirusit që disa e quajnë “Delta Plus” mund të përhapet më lehtë se sa mutacioni Delta i zakonshëm.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) e ka zhvendosur atë në kategorinë si “variant nën hetim”, për të pasqyruar këtë rrezik të mundshëm.

Nuk ka ende asnjë provë që varianti mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë.

Kështu që shkencëtarët janë të bindur se vaksinat ekzistues  funksionojnë ende mirë për të mbrojtur njerëzit.

Edhe pse Delta e rregullt ende përbën shumicën e infeksioneve me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, rastet e “Delta Plus” ose AY.4.2 rastet si duket janë duke u rritur.

Të dhënat e fundit zyrtare sugjerojnë se 6 për qind e rasteve me Covid janë të këtij varianti.

Youtube

Arkiva

Kategoritë