Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Valët e WiFi-së dëmtojnë spermën

Sipas OBSH-së, 15 përqind e çifteve kanë probleme me infertilitet. Të paktën një e treta e rasteve, është për shkak të spermës. Infertiliteti tek burrat, ndikohet nga shumë shkaqe si: stresi, dieta, gjenetika etj. Por së fundmi problem i madh është edhe telefoni që ata e mbajnë në xhep.

Hulumtuesi japonez, Kumiko Nakata,ka gjetur që valët elektromagnetik që lëshohen nga WiFi, mund ta dëmtojnë spermën.

Nataka, ka marr shembuj nga një grup prej 51 burra që  i ka ndarë në tre grupe. 

Grupi i parë nuk ka qenë i ekspozuar ndaj ruterit të WiFi-së. I dyti ka qenë i ekspozuar por i mbrojtur nga mbrojtjes të veçantë. Kurse, grupi i tretë kanë pasur ekspozim total ndaj WiFi-së.  Të gjeturat qenë të habitshme.  Niveli i spermës së vdekur, tek personat që ishin të ekspozuar ndaj WiFi-së dhe e përdornin telefonin pa mbrojtje, ishte shokues.

24 orë pas eksperiementit, këta persona kishin 23.3 përqind më shumë spermë të vdekur, kurse grupi tjetër 8.4 përqind.

“Duke gjykuar nga rezultati i këtij studimi, është e drejtë të thuhet që ekspozimi i madh ndaj telefonit dhe valëve të WiFi-së, mund të ketë efekt negativ. Kur flasim për ekspozim nuk po flasim vetëm për ditët, javët apo muajt që ekspozohemi por po flasim për vite të tëra. Në dekadat e ardhshme miliona njerëz do të vuajnë nga  infertiliteti për shkak të valëve elektromagnetik”, është shprehur Nakata.

Përndryshe për ndikimin e këtyre valëve në shëndetin e njeriut janë duke u bërë hulumtime të shumta shkencore. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë