Mar, Jan 25, 2022
Banner Top
Banner Top
Vaksinohen 15 mijë mjekë e infermierë në Shqipëri

Procesi i vaksinimit në bluzat e bardha po shkon drejt fundit. Ekspertët thonë se në fund të kësaj jave i gjithë personeli shëndetësor në vend do të jetë i vaksinuar, disa me të dyja dozat e të tjerë me dozën e parë.

“Deri tani janë vaksinuar 15 mijë personel shëndetësor pothuajse jemi tek të fundit që kanë mbetur pa u vaksinuar ndërkohë prej tyre rreth 678 kanë marre dozën e dytë dhe sot kemi filluar me vaksinimin e gjithë personelit shëndetësor”.

Pas marrjes së dozës së parë të vaksinës një tjetër mjek është infektuar me Covid por për ekspertët kjo nuk përbën shqetësim.

“Në dijeninë time ka qenë dhe një mjek tjetër por mund të ketë edhe të tjerë, e rëndësishme është që personat që infektohen ta kalojnë lehtë dhe mos e transmetojnë”.

Pjesa tjetër e atyre që kanë marrë vaksinën kanë raportuar efekte të lehta të parashikuar nga prodhuesit e vaksinës.

“Janë raportuar vetëm efekte anësore të lehta të zakonshme dhimbja në vendin e injeksioni, dhimbje koke pas dozës së dytë ndonjë temperaturë e lehtë deri ne 37.5 por jo në të gjitha rastet por pa problem”.

Me përfundimin e vaksinimit të bluzave të bardha dhe ardhjen e vaksinës AstaZeneca në lista prioritare për t’u vaksinuar do të jenë mësuesit./Tv Klan

Arkiva

Kategoritë