Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vaksinimi mund të lehtësojë simptomat e sindromës post – COVID, thuhet në studimin e fundit

Simptomat e COVID-it të gjatë përfshijnë lodhje, mjegull në tru, dhimbje muskulore, gulçim, humbje të shijes dhe nuhatjes.

Në studimin më të madh të deritanishëm të njerëzve të vaksinuar me ‘COVID të gjatë’, 57% e të anketuarve raportuan një përmirësim të përgjithshëm në simptomat e tyre pas vaksinimit, ndërsa 19% raportuan një përkeqësim të përgjithshëm, shkruan Medical News Today 

Personat që morën vaksinën Moderna kishin më shumë të ngjarë të raportonin përmirësime dhe potencialisht më pak të ngjarë të raportonin përkeqësim, krahasuar me ata që morën vaksina të tjera.

Shpjegimet e mundshme për përmirësimet pas vaksinimit përfshijnë pastrimin e virusit të mbetur dhe rivendosjen e një ekuilibri të shëndetshëm në sistemin imunitar.

Zyra për Statistikat Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, vlerëson se 13.7% e njerëzve që testojnë pozitiv për COVID-19, ende përjetojnë simptoma katër muaj më vonë pas shërimit.

Gjendja, e cila i ngjan llojeve të tjera të sindromës post-virale, njihet si COVID i gjatë.

Simptomat e zakonshme përfshijnë: lodhje, gulçim, vështirësi në përqendrim, ose mjegull e trurit, ndryshimet e humorit, dhimbje muskulore, humbja e shijes dhe nuhatjes, pagjumësia dhe rrahjet e zemrës.

Një studim i vogël, i cili ende nuk është botuar në një revistë të vlerësuar nga kolegët, zbuloi se vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer-BioNTech ishin të shoqëruara me përmirësime të përgjithshme të simptomave. Nuk kishte prova të rënies së cilësisë së jetës ose mirëqenies mendore.

Ndërsa, studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar tani kanë kryer studimin më të madh deri më tani të ndryshimeve në 14 simptoma të gjata të COVID pas vaksinimit.

Një numer prej 900 personave të anketuar, shumica e të cilëve kishin marrë vaksinat AstraZeneca, Pfizer-BioNTech, ose Moderna.

Kombinimi i rezultateve në të gjitha simptomat, 56.7% e të anketuarve përjetuan një përmirësim, 18.7% përjetuan një përkeqësim dhe 24.6% mbetën me simptoma të pandryshuara.

Personat që morën vaksinën Moderna, e cila është një vaksinë ARNm, kishin më shumë gjasa të raportonin përmirësime dhe më pak të ngjarë të raportonin një përkeqësim të simptomave të tyre. /Gazeta Shneta/

Youtube

Arkiva

Kategoritë