Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vaksinimi masiv, Vitia thotë se çdo muaj vaksinën do ta marrin 320 mijë qytetarë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mëngjesin e së martës ka vizituar Qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori”, për të parë nga afër vaksinimin masiv të qytetarëve.

Me këtë rast ai tha se vaksinimi masiv i qytetarëve do të bëhet bazuar në Planin e Veprimit me vaksinën kundër Covid-19.

Synim tha se kanë vaksinimin e 60% të popullatës, duke shtuar se në muaj vaksinën do ta marrin 320 mijë qytetarë.

Vitia bërë të ditur se deri në fund ta muajit do të vijë kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer dhe një 40 mijë doza nga Covax”.

“Vaksinimi mundëson kthimin në normalitet. Vaksinimi kërkon përgatitje dhe vullnet. Kjo do të jetë një ndërmarrje organizative e pa provuar ndonjëherë”.

“Kemi 279 ekipe te vaksinimit në nivel vendi. Ky është procesi më i rëndësishëm në vendin tonë se shumë procese varen nga ky”.

“Synim mbetet 60% e qytetarëve tanë. Kemi një numër relativisht, deri në fund të muajit pritet të vijnë vaksinat prej Pfizer”, edhe rreth 40 mijë doza nga Covax. Çdo muaj të vaksinojmë 320 mijë qytetarë, synojmë të bëjmë vaksinimin gjatë këtij gjashtë mujori”.

Nga qytetarët është kërkuar që të mos shkojnë në qendrat e vaksinimit pa konfirmim, por të presin thirrjen për termin, duke sqaruar se thirrja do t’iu bëhet përmes telefonit, mesazhit telefonik ose përmes e-mailit.

Të gjitha ata që nuk kanë aplikuar ende për vaksinim, Vitia tha se këtë mund ta bëjnë përmes platformës online.

Youtube

Arkiva

Kategoritë