Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vaksina kineze kundër COVID-19 del e suksesshme në fazën e mesme të testimit

Hulumtuesit kanë thënë se një vaksinë kundër koronavirusit, e zhvilluar në Kinë, është treguar e suksesshme në testimin e fazës së mesme, shkruan BBC.

Në Kinë janë disa vaksina që po zhvillohen dhe po testohen kundër sëmundjes së re, madje disa prej tyre kanë filluar të shpërndahen për grupe të caktuara të popullsisë.

Sipas shkencëtarëve, vaksina e kompanisë “Sinovac Biotech” ka shkaktuar reagim të shpejtë imunitar gjatë testimit në rreth 700 persona.

Testimi është kryer në muajt prill dhe maj të këtij viti, por nuk është publikuar përqindja e efikasitetit të vaksinës.

Zhu Fengcai, një nga autorët e hulumtimit, tha se rezultatet janë të mbështetura në testimin në 144 persona në fazën e parë dhe 600 persona në fazën e dytë dhe tregojnë se vaksina është e përshtatshme për përdorim emergjent.

Njoftimi për këtë rezultat shpresëdhënës vjen pasi një vaksinë në Evropë dhe një në Shtetet e Bashkuara gjithashtu dolën të suksesshme në fazat e fundit të testimit.

Sipas zyrtarëve, tri vaksina nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Rusia, janë treguar mbi 90 për qind efektive pas testimit në dhjetëra mijëra njerëz.

Youtube

Arkiva

Kategoritë