Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit i qeverisë gjermane ka vendosur se vaksina AstraZeneca nuk mund të përdoret tek njerëzit mbi moshën 65 vjeçare.
Sipas rekomandimit të Komisionit Gjerman të Vaksinimit, ndryshe nga vaksinat Pfizer, vaksinat AstraZeneca duhet të përdoren vetëm tek njerëzit nën moshën 65 vjeçare.
Më herët, informacioni doli nga disa burime se vaksina AstraZeneca ishte joefektive në luftimin e coronavirusit, veçanërisht tek njerëzit mbi 65 vjeç. Disa ditë pas shfaqjes së këtij informacioni, kompania dërgoi një mohim, raporton CNN.
Vaksina e kësaj kompanie ende nuk ka marrë miratimin e Agjencisë Evropiane të Barnave dhe sipas informacioneve të mëparshme, kjo duhet të zgjidhet të premten.
Drejtuesit e Bashkimit Evropian kanë shprehur më parë pakënaqësi me sjelljen e AstraZeneca dhe kanë deklaruar se kompania nuk i përmbahet detyrimeve të përshkruara nga kontrata për shpërndarjen e vaksinave.
Nga ana tjetër, AstraZeneca pretendon se ata nuk kanë nënshkruar ndonjë detyrim për shpërndarjen e vaksinave dhe se ata aktualisht po bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të siguruar një numër të mjaftueshëm të vaksinave për tregun e Bashkimit Evropian.
Burimi: Telegrafi