Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vajzat më të rrezikuara se djemtë nga rrjetet sociale

Përdorimi i rrjeteve sociale, nuk i dëmton drejtpërdrejtë adoleshentët – por e redukton kohën që ata mund të shpenzonin në aktivitete fizike.
Hulumtuesit në Britani të Madhe, inkurajojnë prindërit që të mos i lejojnë fëmijët e tyre të përdorin telefonin pas orës 22:00.
Ky hulumtim, gjithashtu nxori në pah që vajzat janë më të rrezikuara nga ngacmimi ‘online’ në rrjete sociale, gjë që mund t’i dërgojë ato në probleme psikologjike.
Në Britani të Madhe, 9 nga 10 adoleshentë janë përdorues të rrjeteve sociale, dhe është një shqetësim që po rritet lidhur me ndikimin e tyre në shëndetin mendor të adoleshentëve.
Deri tani, hulumtimet e bëra shpeshherë kanë qenë edhe kontradiktore, për shkak të mungesës së të dhënave.
Në këtë studim që është kryer nga The Lancet Child and Adolescent Health, kanë marr pjesë mbi 12 mijë adoeleshntë britanik nga mosha 13 deri në 16.
Ky hulumtim zbuloi, që vajzat dhe djemtë që kontrollonin rrjetet sociale së paku tre herë në ditë, kanë tendencë të kenë shëndet më të dobët mental.
Hulumtuesit kanë bërë të ditur që më të stresura dhe të palumtura nga rrjetet sociale, ishin vajzat se sa djemtë.
“Prindërit duhet të kujdesen sa sa hargjon fëmija i tyre kohë në rrjete sociale. Ata duhet t’i shtyejnë fëmijët të merren me aktivitete fizike dhe të flenë, pasi rrjetet sociale janë duke i zëvendësuar këto”, është shprehur profesori, Russell Viner.
Një tjetër hulumtues, psikiatri, Dasha Nicholls, është shprehur që prindërit duhet t’i mësojnë fëmijët që ta balancojnë kohën mes aktivitetetve të tjera dhe rrjeteve sociale. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë