Enj, Maj 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Ushqimet që nuk duhen futur kurrë në mikrovalë

Mikrovala mund të jetë një pajisje jashtëzakonisht e dobishme, por gjithashtu duhet të jeni të kujdesshëm. Për sa i përket asaj se çfarë vendos për të ngrohur, në mikrovalë.

Sepse po shumë herë të gjithë kemi dëgjuar për produktet që mund të shkrihen, të shkaktojnë zjarr ose të lëshojnë toksina të dëmshme. Ngrohja e tyre shkakton toksina, madje ato mund të shkaktojnë edhe shpërthime. Cilat janë ato?

Vezë me lëvozhgë

Temperaturat e larta në furrën me mikrovalë krijojnë avuj brenda vezës dhe ndërsa ajo zien dhe rritet presioni mund të shpërthejë.

Specat djegës

Kapsaicina në speca (është përbërësi që përcakton se si janë specat djegës) avullon kur ekspozohet ndaj temperaturave të larta të mikrovalës. Specat nuk do të shpërthejnë por as tymrat nuk do të mungojnë dhe është mirë t’i shmangni.

Qumështi i gjirit

Shumë nëna që nxjerrin qumështin nga gjinjtë e tyre e ngrijnë atë dhe kur kanë nevojë të ushqejnë fëmijën e tyre thjesht e shkrijnë atë. Megjithatë, duhet pasur kujdes i veçantë kur shkrihet në mikrovalë, pasi Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave paralajmëron se qumështi i gjirit mund të nxehet në mënyrë të pabarabartë, të mashtrojë në testin e duarve dhe të djegë qiellzën e ndjeshme të foshnjës.

Filxhan me ujë

Ngrohja e një filxhani me ujë për çaj ose për ndonjë qëllim tjetër në mikrovalë mund të jetë e përshtatshme, por jo e sigurt. Një filxhan ujë në mikrovalë mund të nxehet, por jo të vlojë dhe kur më pas shtoni çaj, kafe ose ndonjë gjë tjetër mund të hidhet jashtë duke shkaktuar djegie në duart tuaja, p.sh.

Oriz i pagatuar

Orizi mund të përmbajë fara të baktereve potencialisht të rrezikshme dhe nxehtësia e furrës me mikrovalë nuk mund t’i vrasë ato, kështu që ekziston një rrezik i fortë i helmimit nga ushqimi.

Rrushi apo fruta të tjera

Edhe pse nuk është e pazakontë të ngrohni frutat, ai mund të vendoset në mikrovalë si pjesë e një pjate tjetër. Në çdo rast, veçanërisht rrushi duhet të shmanget, pasi ka shumë mundësi që të përfundojë në flakë./abcnews.al

Arkiva

Kategoritë