Die, Maj 16, 2021
Banner Top
Banner Top
Ushqimet që luftojnë Sëmundjen e Alzheimerit

Ka disa lloj ushqimesh që duhet t’i konsumoni në mënyrë që të keni trurin e shëndetshëm.

Janë disa ushqime që janë ideale për të luftuar sëmundjen e Alzheimerit e ato janë:

Manaferrat – janë të pasura me flavonoide, që ndihmojnë trurin. Sipas një studimi 20 vjecar, është kuptuar që ata që konsumonin manaferra kishin trurin më të shëndetshëm, krahas atyre që hanin fruta të tjera.

Sallata jeshile – perimet janë të mira për të gjithë shëndetin pasi janë të pasura me shumë vitamina. Një prej gjërave që duhet të jetë patjetër pjesë e dietës tuaj, është sallata e gelbër.

Vaji i ullirit – është ideali për një pjatë të shëndetshme. Doktorët sugjerojnë që të përdoret vaji i ullirit ekstra i virgjër, pasi është ideale për trurin dhe ju mbron nga Alzheimeri dhe Demantia.

Peshku – ju duhet të konsumoni peshk së paku njëherë në javë. Peshku është i pasur me yndyrë të shëndetshme, B-6 dhe B-12, që ndihmojnë shumë trurin./Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë