Pre, Dhj 13, 2024
Banner Top
Banner Top
Ushqimet që luftojnë migrenën

Shumë persona vuajnë nga migrena – nga kokëdhembja e vazhdueshme, duke ua pamundësuar që të jetojnë normalisht.

Pacientët me migrenë, zakonisht marrin medikamente për ta parandaluar dhimbjen por kokëdhembja sërish kthehet pas disa kohe.

Ju mund t’i lehtësoni simptomat e migrenës përmes dietës tuaj.

Avokado – nëse ju duhen ende arsye për ta adhuruar këtë frutë, avokado gjithashtu lufton migrenën. Është e pasur me antioksidant prandaj përmes tij ju do të mund ta luftoni migrenën.

Salmoni – është i mbushur me yndyrë të shëndetshme si Vitamina B-2 dhe konsumimi i salmonit parandalon grumbullimin e trombocideve. Gjithashtu, ulë nivelin e inflamacionit.

Shalqiri – është tejet i dobishëm për luftimin e migrenës. Dehidratimi është një nga arsyet kryesore për kokëdhembje, prandaj është e rëndësishme që të konsumoni ushqime që kanë shumë ujë në përbërje.

Ujë me limon – për shkak të nivelit të lartë të Vitaminës C që ka limoni, kur përzihet me ujë është ‘magjibërës’. Të gjithë ata që vuajnë nga migrena, le të konsumojnë së paku një gotë ujë me limon çdo ditë. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë