Disa persona kur janë në stres, hanë shumë. Por sado që të vjen dëshira për të ngrënë ushqime të pashëndetshme, duhet frenuar veten – pasi nuk do rregullohet problemi për të cilën jeni të stresuar.
Dëshira për të ngrënë ushqime me sheqer, rritë dhe ndryshon nivelin hormonal. Në vend të ushqimeve të sheqerosura, konsumoni manaferra, dredhëza, e rrush – kjo pasi këto përmbajnë shumë antioksidantë që mbrojnë qelizat nga stresi. Gjithashtu mund të konsumoni edhe bajame, arra e lajthi.
Spinaqi është një tjetër zgjidhje sa i përket ushqimit, që mund ta konsumoni kur jeni të stresuar. Spinaqi është i pasur me magnezium, që ju ndihmon të jeni të qetë.
Nëse dëshironi ta largoni dëshirën për ushqime të ëmbla, provoni cokollatë të zezë. Flavonoidet në kakao, ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave. Këto janë antioksidantë që ndihmojnë balancimin e presionit të gjakut./Familja Jone