Mër, Jan 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Urinimi i fëmijëve në shtrat – Çka duhet të dimë?

Urinimi i fëmijëve natën që ndryshe quhet edhe inkontinenca urinare e natës, ndodh atëhere kur fëmijët në mënyrë të pavetëdijshme urinojnë natën, në një moshë kur normalisht pritet prej tyre të jenë në gjendje ta kontrollojnë urinimin.

Çarçafët dhe pizhamat e lagura – dhe një fëmijë i sikletosur – janë një skenë e njohur në shumë shtëpi. Por mos u brengosni, shpesh është vetëm një pjesë normale e zhvillimit të një fëmije.

Shumë fëmijë urinojnë në shtrat deri sa mbushin pesë vjet, ose edhe më pas. Në shumicën e rasteve shkaku i këtij problemi është fizik dhe jo faji i fëmijës. Fshika e fëmijës mund të jetë shumë e vogël, ose sasia e urinës së prodhuar gjatë natës mund të jetë shumë e madhe që fshika ta mbajë atë. Si rezultat, fshika mbushet para se nata të mbarojë.
Në përgjithësi, lagia e shtratit para moshës 7 nuk është shqetësuese. Në këtë moshë, fëmija juaj mund të jetë ende duke zhvilluar kontrollin e fshikëzës gjatë natës.

Disa fëmijë flenë shumë thellë ose kanë nevojë për më shumë kohë për të mësuar kontrollin e fshikës. Fëmijët nuk urinojnë në shtrat me dashje. Urinimi në shtrat është problem mjekësor, jo problem sjellje ose shprehie. Qortimi ose ndëshkimi nuk do të ndihmojnë që fëmija juaj të mos urinojë më.

Urinimi në shtrat mund të përcillet nëpër familje. Nëse të dy prindërit kanë urinuar në shtrat si fëmijë, fëmijët e tyre me gjasë do ta kenë të njëjtin problem. Nëse vetëm njëri prind ka pasur histori urinimi në shtrat, fëmija ka 50 për qind shanse të ketë problem. Por fëmijët mund të urinojnë në shtrat edhe nëse asnjëri prej prindërve nuk e ka pasur këtë problem, transmeton netdoktori.
Urinimi në shtrat mund shkaktohet edhe nga ndonjë infeksion ose sëmundje nervore. Fëmijët me sëmundje nervore shpesh po ashtu kanë edhe urinime në brekë gjatë ditës.

Fëmija i cili nuk është lagur për disa muaj ose vite mund të sërish të ketë rikthim të urinimit në shtrat. Arsyeja mund të jetë stresi emocional, si humbja e ndonjë personi të dashur, problemet në shkollë, motra ose vëllai i ri, ose edhe stërvitjet e hershme.

Si mund t’i ndihmoj fëmijës tim të mos urinojë natën?

Përgjigja është shumë e thjeshtë. Përpiquni të mos i jepni të pijë para se ai të flejë. Shmang pijet me kafeinë, si pijet me kola ose çajin. Këto pije shpejtojnë prodhimin e urinës. Jepni fëmijës tuaj vetëm një pije në drekë. Shpjegojani se kjo do të jetë pija e tij e fundit para se të shkojë në shtrat. Sigurohu që fëmija juaj të shkojë në tualet para se të shkojë në shtrat. Shumë fëmijë edhe më tej lagen në shtrat edhe pas këtyre veprimeve, por këto hapa janë një mënyrë e mirë për të filluar eliminimin e këtij problemi.

Fëmija juaj mund të ndjehet keq që ka urinuar në shtrat. Bëni ta kuptojë se ai nuk është fajtori. Lejoni t’ju ndihmojë t’i pastroni çarçafët, por mos e bëni këtë si ndëshkim. Ju duhet të dilni në krah të fëmijëve tuaj, t’i mbështesni ata. Lavdëroni pas netëve kur nuk lagen.

Bëhuni të qëndrueshëm dhe kini durim. Shumica e fëmijëve e kalojnë vetë këtë problem. Disa fëmijë thjesht kanë nevojë për më shumë kohë se sa të tjerët.

Arkiva

Kategoritë