Mar, Maj 17, 2022
Banner Top
Banner Top
UNICEF në bashkëpunim me IKSHPK-në vaksinuan 6,300 fëmijë përmes fushatës së imunizimit

Organizata joqeveritare UNICEF në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik kishte nisur një fushatë për të zvogëluar ndikimin e pandemisë në imunizimin e rregullt, fokus ju dha grupeve të cenuara dhe identifikimit të atyre fëmijëve që nuk ishin vaksinuar.

Sipas njoftimit të UNICEF, brenda pak më shumë se një viti, gjithsej 6,300 fëmijë – shumica e tyre nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian – u identifikuan me të dhëna jo të plota të vaksinimit dhe u ofrua mbështetje që të vaksinoheshin nga ekipet mobile të vaksinimit të Mjekësisë Familjare përmes fushatës së imunizimit.

Vaksinat janë ndër arritjet më të avancuara, duke shpëtuar miliona jetë në mbarë botën. Në vitin 2002, paraliza e fëmijëve u zhduk në Kosovë falë fushatave masive të imunizimi, thuhet më tutje në njoftim.

Arkiva

Kategoritë